Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ilir Proda firmos lëvizjen e parë në rang drejtorësh vendorë

Drejtori i përgjithshëm Ilir Proda ka firmosur levizjen e parë në rang drejtorësh vendor.

Sipas burimeve të gazetarit të Ora News Edison Vatnikaj bëhet fjalë për një drejtues karriere si Dhimitraq Ziu.

Deri para pak ditësh ai mbante detyrën e drejtorit të drejtorise vendore Dibër por tashmë ka marrë detyrë të re.

Ziu është ngarkuar me punë në drejtorinë e standartëve profesionale.

Në këtë detyrë ai zëvëndëson Bledar Çelikun.

Ndërkohë për pak javë ministria e Brendshme do të hap garen për përzgjedhjen e 12 drejtoreve vendore.

Nga kjo gare që do të zhvillohet me konkurs pritët të emerohen drejtuesit e rinj.

Edhe në fjalën e tij drejtori i përgjithshëm Ilir Proda shtoi se cdo drejtues policise do duhet ta meritoje vendin e tij të punës fale rezultateve që do të këtë.