Priten reshje shiu në Shkodër dhe Lezhë/ Agjencia e Mbrojtjes Civile: Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2024, 21:27
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave, IGEO, parashikojnë në orët në vijm reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka njoftuar se po koordinon me autoritetet vendore për të marrë masat e nevojshme në rast emergjence.
Gjithashtu autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë për çdo rast nevoje.
View this post on Instagram
