DETAJE TË REJA/ Nëna dhe foshnja ndërruan jetë në Tiranë, shkaku i vde*kjes së gruas dyshohet të jetë hemoliza e gja*kut
Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë ku u mësua se një nënë dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë njëra pas tjetrës në Qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”.
Bëhet me dije se foshnja lindi i vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 37-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.
Lidhur me ngjarjen dyshohet se shkaku i vdekjes së gruas është hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune. Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.
Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë.
