SPAK bëhet "për vaj e filtra"/ Çon për remont flotën e mjeteve, 152 mln lekë për servisin e 43 makinave

Prokuroria e posaçme SPAK, ka çelur për herë të dytë një procedurë tenderuese me vlerë prej 152 milion lekë të vjetra, duke pasur si synim të pajisë me vaj, filtra dhe pjesë të tjera mekanike, flotën e automjeteve të saj.

Ky tender dështoi pak muaj më parë për shkak se asnjë nga shoqëritë tregtare që kanë si aktivitet servisin e automjeteve nuk mori pjesë.

Tashmë tenderi është rihapur për herë të dytë, duke pasur si synim të pajisë me vaj, filtra dhe aksesorë të tjerë 43 copë makina.

Tenderi është ndarë në 7 lote të ndryshme.