Buxheti familjar dhe kreditë/ Qafa: Studentët që vijnë nga rrethet në Tiranë, kanë shpenzime më të larta
Eksperti i ekonomisë, Mikel Qafa në një intervistë në Ora News u shpreh se studentët që vijnë nga rrethet në Tiranë kanë shpenzime më të larta.
Qafa: Duke qenë se shpenzimet për buxhetin familjar janë rritur me 3.7% për këtë vit dhe duke marrë parasysh edhe normën e inflacionit kjo është më tepër sesa është rritja e normës së inflacionit e cila deri tani ka qëndruar në nivele 2-3 %.
Buxheti për një familje me mesatarisht 3.7 anëtare përllogaritet të jetë deri në 36 mijë lek në muaj çka është shumë e lartë duke pasur parasysh edhe pagën minimale dhe gjithë buxhetin familjar që shpenzon.
Duke qenë se sipas statistikave të fundit rreth 40% e të gjithë buxhetit të familjes shpenzohej për shportën bazë do të thotë se ekonomia në realitet nuk është mirë.
Pjesa më e madhe e studentëve që vijnë nga rrethet në Tiranë kanë shpenzime më të larta.
