"A nuk iu mjaftuan 4 orë mbrëmë?" Debat i ashpër te Hetimori/ Ndreca: Nëse keni ardhur për konferenca, lëvizni! Zhupa: Iu ka mbaruar koha (VIDEO)

Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në parlamentin e Shqipërisë.

Nënkryetari i Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Plarent Ndreca tha se Ina Zhupa dhe Albana Vokshi po bëjnë propagandën e PD në Komision.

Ndërsa, Zhupa tha se koha e maxhorancës ka përfunduar. Vokshi paralajmëroi Ndrecën se do e përjashtojë nga salla.

Ina Zhupa: Shëndetësia sot është në ditën më të zezë.

Plarent Ndreca: Keni ardhur për mbledhje apo konferencë për shtyp. Nëse keni ardhur për mbledhje, lëvizni. A nuk iu mjaftuan 4 orë mbrëmë?

Ina Zhupa: Iu ka mbaruar durimi, siç iu ka mbaruar koha. Harrojeni se mund të krijoni neo-diktaturë. Mbylle mikrofonin, se nuk ta ka dhënë lejen kryetarja.

Albana Vokshi: Unë jam kryetarja këtu.

Plarent Ndreca: Mos e ktheni në mbledhje të PD-së këtu.

Albana Vokshi: Ty të duket normale që të përjashtohen 24 deputetë dhe të hyjnë në Kuvend me dhunë. Do të përjashtoj z Ndreca.

Plarent Ndreca: Puna e Gardës nuk është puna ime.

Zhupa theksoi se Vlora u përmbyt sepse është vjedhur nga ‘Rilindja’. Ajo shtoi se nuk do të ketë normalitet nëse maxhoranca nuk zbaton ligjin.

Ina Zhupa: Po grisni Kushtetutën dhe po ktheni vendin copë e çikë. Ju nuk mund të hetoni aferat që keni bërë ju. Ju thoni se është dëm më i madh tre karrige se të vjedhësh 250 milionë euro. Është dëm më i madh dëmi kolosal ekonomik tek inceneratorët. 

Çfarë i ofroni Vlorës, që i vodhët çdo gjë dhe e latë të përmbytet. Mbledhja që kanë kërkuar këta sot është nul. Ju i keni vrarë shpresën qytetarëve. Nuk do ketë normalitet nëse maxhoranca nuk zbaton ligjin.