“Mamografia shpëton jetë”, Meta: Është jetike për çdo grua që të kujdeset për veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2024, 11:49
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta apelon çdo grua të kujdeset për veten.
Meta shpërndan pamje nga tryeza e organizuar nga Partia e Lirisë për këtë çështje dhe deklaron “Tetori Rozë” është një muaj shumë i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e gruas dhe të nënës shqiptare.
“???? “Tetori Rozë” është një muaj shumë i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e gruas dhe të nënës shqiptare për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së saj.
Është jetike për çdo grua që të kujdeset për veten, duke bërë mamografinë, e cila shpëton jetë”, shkruan Meta.
