Opozita në shesh të hënën/ Bytyci: Në Shqipëri nuk kemi qeverisje por sundim, duhet të ndalohen

I ftuar mbrëmjen e sotme në "Ora News", ishte analisti Enver Bytyci , për të folur për zhvillimet politike gjithashtu edhe për protestën që do të organizohet nga opozita ditën e hënë.

"Unë besoj që ngjarjet që po zhvillohen në vendin tonë nuk kanë të bëjnë shumë me fushatën elektorale sepse është ende herët, nuk kanë të bëjnë as me zhurmën, por me një realitet të hidhur që përjetohet në Shqipëri. Në Shqipëri nuk kemi një qeverisje por një sundim dhe sundimi gjithmonë kundërshtohet nga opozita. Opozita reagon në çdo vend të botës. Sunduesit sigurisht që duhet të ndalohen, ndryshe vendi merr tatpjetën e vet. Ne kemi një situatë të rënduar ekonomike se është një grusht njerëzish që pasurohet. Shumica dërmuese e njerëzve shkojnë një varfërie ekstreme", tha Bytyci.