Dëmet e reshjeve, ARRSH: Në të gjitha akset rrugore qarkullimi kryhet normalisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2024, 12:11
Gjatë natës intensiteti i reshjeve ra duke sjellë përmirësim të motit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se në segmentin rrugor Skurraj-Peshkopi ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, menjëherë është bërë pastrimi nga grupi i punës i ndodhur në terren.
Në segmentin rrugor Berat-Çorovodë ka pasur prani të aluvioneve dhe inerteve në trup të rrugës, është punuar për pastrimin e tyre pa penguar qarkullimin e mjeteve.
“Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht”, bën të ditur ARRSH.
