Rroga shkon për bukë/ Radonshiqi: Rriten çmimet por jo pagat, shqiptarët do të konsumojnë më pak
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi në një intervistë në Ora News u shpreh se janë rritur çmimet por jo pagat dhe se shqiptarët konsumojnë më pak.
Radonshiqi: Në 2019 kishim po të njëjtën shifër pra 40% e të ardhurave shkonin për konsum ndërkohë që ne kaluam kriza, përsëri mbeti po 40%, ndërkohë që ne kaluam një inflacion prapë i referoheshim 40-42%.
Çështja është tani, ndoshta se po të bëjmë analizën e pagave nuk është se kanë pësuar ndonjë rritje të madhe.
Çështja është se në ritme të larta janë rritur çmimet sesa pagat.
Pamë që u bë vetëm një rritje e pagave në administratën publike por që sektori privat nuk është se ka rritur shumë pagat.
Që do të thotë se ose shqiptarët konsumojnë më pak që do të thotë se nuk mirëushqehen ose ndoshta ky 40% mund të jetë disi më I lartë por në anketë familjet shqiptare nuk janë përgjigjur në mënyrë të drejtë.
