Bankat fituan 18.7 miliardë lekë, raporti: Të ardhurat u rritën me 26 për qind deri në qershor
Bankat arritën në 18.6 miliardë lekë fitim në gjashtë muajt e parë të vitit me një rritje prej 26 përqind.
Bankes se Shqipërisë raporton se kontributin më të lartë e kanë dhënë interesat e kredive dhe më tej komisionet nga veprimet e ndryshme.
Gjithashtu deri në qershor konstatohet edhe rritje e rezervave financiare, si përgjigje të kërkesave të institucionit qendror financiar të vendit.
Te ardhurat neto nga interesat u rriten me 4.2 miliarde leke kundrejt nje vitit me pare duke u ngjitur ne nivelin e 37.4 miliarde dhe ku kryeson buxheti nga huatë në monedhën vendase.
Sa u përket veprimeve të individëve dhe kompanive të shoqëruara me komisione, fitimi i bankave të nivelit të dytë shkoi në 10.7 miliarde leke.
Në dokument thuhet se u shënua rritje e shpenzimeve për punonjësit por edhe për veprimtari të tjera.
Megjithatë në këtë rast jo më të larta se fitimet e siguruara në gjashtë muajt e parë të vitit.
Po ashtu banka e shqipërisë raporton se ka një rritje të kërkesave për kredi edhe për muajt në vijim duke parashikuar të njëjtin trend.
