Porti i Durrësit përpunoi sot 15 100 tonë mallra dhe 1 220 kontejnerë

Autoriteti Portual Durrës njoftoi sot se, dita e enjte nisi me përpunimin e 5 anijeve tregtare me rreth 15.100 tonë mallra dhe rreth 1.220 njësi kontejnerike

“Sot, Porti i Durrësit ka nisur aktivitetin e përpunimit të pesë anijeve tregtare, duke trajtuar rreth 15 100 tonë mallra dhe 1 220 njësi kontejnerike. Dy nga këto anije janë aktualisht në përpunim, me ngarkesë prej 2 300 tonë mallra dhe 1 218 kontejnerë. Një tjetër anije me 3 297 tonë mallra është në radën portuale, ndërsa dy anije të tjera, me një total prej 9 496 tonë mallra, janë në pritje për t’u përpunuar në orët e ardhshme”, njofton Autoriteti Portual Durrës.