Tinguj Ballkanas në zemër të Londrës/ Fondacioni Mane mbështet talentin e muzikantëve vendas
Ovacione dhe duartrokitje të merituara në Royal Albert Hall, Londër, për 33 instrumentistët shqiptarë të mbështetur nga Fondacioni Mane dhe këngëtarin e njohur grek Konstantinos Argiros.
Harmonia e tyre në skenë ngriti në këmbë mijëra spektaktorë, duke ofruar emocione të papërshkrueshme. Atmosfera fantastike ishte përmbyllja e një rrugëtimi të gjatë provash
Në Tiranë, ku u pikas edhe prania e themeluesit të Fondacionit Mane dhe Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane.
Në Royal Albert Hall mbizotëruan këngë repertori, si dhe këngë ikonike të muzikës greke, të gjitha të interpretuara me pasion dhe profesionalizëm, pavarësisht kompleksitetit apo shkallës së vështirësisë.
Koncerti në sallën dedikuar kujtimit të Princit Albert, ku janë ngjitur dhe kanë interpretuar ikona të muzikës botërore si Frank Sinatra, Elton John, Rihanna apo Adele, është një ngjarje e shënuar për instrumentistët shqiptarë.
Për ta, kjo është hera e pare që performojnë në skenën prestigjioze të Royal Albert Hall.
Pavarësisht kësaj, suksesi i tyre në Londër i shtohet historisë së pasur të koncerteve në Shqipëri, jashtë saj, dhe rrugëtimit të tyre artistik për të promovuar muzikantë e kompozitorë të talentuar, vendas dhe të huaj, duke qenë kështu ambasadorët më të mirë të talentit dhe artit shqiptar.
