"Tetori, muaji i dedikuar librit"/ Bardhyli: Procesi i leximit është mjaft i rëndësishëm...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 13:02
E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte Drejtoresha e Qendrës së Librit, Alda Bardhyli, për të folur për muajin tetor, i cili i dedikohet librit.
"Procesi i leximit është shumë i rëndësishëm dhe puna e 'Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit', që me krijimin e saj është fokusuar në rritjen e lexueshmërisë, në krijimin e raportit më të afërt me lexuesin kështu që ne e kemi pjesë të filozofisë së punës sonë por edhe të prioriteteve të vazhdueshme, pikërisht sfidën e leximit. Kjo nuk është sfidë e institucioneve por është sfidë e përbotshme", tha Bardhyli.
