50 vite krijimtari, Sherifi: Po vjen momenti të bëj bilancin e jetës, një dhuratë testamentare që pasuron thesarin e letërsisë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 13:43
I ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të "Ora News", ishte botuesi Skënder Sherifi, për të folur për krijimtarinë e tij.
"Domethënë po vjen momenti ku duhet detyrimisht të bësh një farë bilanci të jetës, të rrugëtimit tënd dhe kam përshtypjen që diçka kam bërë që Shqipëria dhe Kosova ka vendosur të më respektoj dhe të më nderojë me këtë rast të 70 vjetorit dhe 50 vjetorit të krijimtarisë. Kam lënë si testament shpirtëror gjithë veprën time për Shqipërinë dhe Kosovën. Domethënë është njv dhuratë testamentare, e cila e pasuron thesarin e letërsisë kombëtare", tha Sherifi.