Vjen libri “Manual i Urgjencave Mjekësore”, botim i Doktoreshës Aurora Dollenberg

Në prag të çeljes së vitit të ri akademik vjen në treg libri “Manual i Urgjencave Mjekësore”, një botim i Doktoreshës Aurora Dollenberg.

Ky libër synon një revolucion në përvetësimin e njohurisë mjekësore dhe është një ndihmë për personelin mjekësor (Student, Mjekë, Infermier, Fiziterapist, Psikolog etj) në menaxhimin e suksesshëm të urgjencave klinike!

Ky libër është rezultat i punës 14-vjeçare në Gjermani të Dr. Aurora dhe i ekspertizës së saj nga 3 specializimet e saj në Diasporë (Specialiste e Mjekësisë së Urgjencës, Mjekësisë Familjare dhe Psikoterapisë).

Vjen libri “Manual i Urgjencave Mjekësore”, botim i

Promovimi do të mbahet më datë 3 Tetor, ora 17:00, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë.

Ky event është një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar bashkërisht me Autoren mbi urgjencat më të shpeshta dhe për të marrë një kopje të librit nënshkruar personalisht.

Njoftimi

Doktoresha Aurora Meta Dollenberg, një nga figurat më të dashura në fushën e mjekësisë, por edhe i medias për mesazhet e vyera, ju fton në promovimin e librit të saj të parë “Manuali i Mjekësisë së Urgjencës”.

Promovimi do të mbahet më datë 3 Tetor, ora 17:00, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë.