Vasili: Shteti dhe Parlamenti janë rrëmbyer nga një tufë bastardësh në qeveri. Kush thotë të vërtetën, shkon në burg!

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili nga studioja e lajmeve në “Ora News” deklaroi se Shteti dhe Parlamenti janë rrëmbyer nga një tufë bastardësh në qeveri.

Duke iu referuar ngjarjeve politike që prodhoi burgosja e deputetit demokrat Ervin Salianji, teksione që janë transferuar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë, Vasili theksoi se jemi në një situatë kritike për ekzistencën e shtetit, si pasojë e kapjes së shtetit nga tufë njerëzish që sillen si gangsterë rrugësh.

“Situata ka hyrë në një konflikt të ashpër, pasi këta e kanë rrëmbyer parlamentin dhe nuk mund të durojnë dot opozitën teksa denoncon.

Këta qeverisin duke nxjerrë para deputetëve të opozitës Gardën e Republikës.

Kemi një mazhorancë që nuk merret fare me qytetarët, por ngelën nëpër oborret e grupeve të interesit.

Kjo është diktatura që kanë instaluar. Dhe këto janë arsyet që aksioni dhe reagimi i opozitës do të jetë edhe më i fortë.

Dhe nuk kemi të bëjmë me një diktaturë siç kemi parë, por kjo është diktaturë gangstere, ndaj po bëjnë ato që po bëjnë.

Dhe për këtë mjafton të referoni kolegun tuaj aty në “Ora News”, u përball me një sulm të egër nga disa njerëz të cilëve iu prish qetësia vetëm e vetëm se ai po bënte punën e tij.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Ervin salianjin, që tha se vëllai i një ministri ishte një person i dënuar për trafik droge dhe për këtë deklaratë që është e vërtetë në fakt, ai është në burg sot”, tha deputeti i PL-së, Petrit Vasili.

NDIQNI MË POSHTË INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETIN E PL-së