Lehtësira në pagesat e dritave/ Malaj: Shërbimet online do të shmangin rradhët dhe pritjet
Me evolucionin e dixhitalizimit duket se dhe OSHEE nga ana e saj po sposton shërbimet online duke krijuar disa lehtësira për qytetarët me këto shërbime të reja.
Për të folur në lidhje me këtë temë dhe se çfarë do të ndodhë nga data 15 tetor, e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News" ishte Eriselda Malaj, drejtoresha e departamentit të IT në OSHEE.
"Fokuset kryesor i OSHEE-së janë rritja e cilësisë së shërbimit pranë kujdesit ndaj klientit dhe transparenca ndaj qytetarit. Për këtë arsye edhe Departamenti i Teknologjisë së Informacionit pranë OSHEE-së ka marrë këtë nisëm për krijimin e të gjitha shërbimeve dixhitale. Janë krijuar 2 platforma, Web based OSHEE.al ku janë të gjitha shërbimet online. Që do të thotë, se çfarë kemi ne shërbime pranë kujdesit ndaj klientit i kemi tërësisht edhe online. Këtu futen keqfaturimi, ndryshimi i emrit, përditësimi i të dhënave , lidhjet e reja etj. Gjithashtu edhe vërtetimi i debisë, e cila është në qoftë se krijohet një profil pranë OSHEE.al mund ta marri vërtetimin e debisë automatik. Duhet që të dhënat e klientit duhet të jenë të sakta", tha Malaj.
