VIDEO: Xhixho: Në Shqipëri, nafta shitet më shtrenjtë se në shumicën e vendeve të botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 13:33
Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se në Shqipëri, nafta shitet më shtrenjtë se në shumicën e vendeve të botës.
Postimi i Xhixhos:
Në Shqipëri, nafta shitet më shtrenjtë se në shumicën e vendeve të botës.
Aktualisht, jemi në vendin e 8-të në rang global për çmimin më të lartë të karburantit.
Me një çmim prej 1.98 dollarë për litër, qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë se në Singapor, një nga vendet më të pasura në botë.
Mbi 60% e çmimit të një litri nafte dhe benzine përbëhet nga taksat.
Monopoli i naftës, ashtu si inceneratorët, po rëndon gjithnjë e më shumë në xhepat e qytetarëve.
