Djegia e manekinëve me fotot e vëllezërve Rama e Xhafaj, ekspertët e kriminalistikës mbërrijnë para Kuvendit

Menjëherë pas përfundimit të aksionit opozitar para Kuvendit, ku pati kaos, specialistët kriminalistë së Policisë Shkencore, kanë mbërritur në oborrin e parlamentit.

Mësohet se ata kanë nisur të mbledhin provat, ndërsa kanë rrethuar zonën ku u dogjën 4 manekinët me fytyrat e Edi Ramës, Olsi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Geron Xhafajt.

Deputetët e opozitës të përjashtuar pas revoltës së ditës së hënë, patën përplasje fizike me gardën e Republikës, por nuk munguan as replikat me kolgët socialistë të cilët hynin të pashqetësuar në sallën e Kuvendit.