“LUFTË” KANCERIT TË GJIRIT/ Spitali “Hygeia” ofron gjithë shërbimet mjekësore kundër kancerit të gjirit

Spitali “Hygeia” ofron gjithë shërbimet mjekësore të kontrollit të gjirit, me çmime të reduktuara deri në 70%, teksa mjekët bëjnë thirrje për ndërgjegjësim, jo vetëm gjatë “Tetorit Rozë”

Në Tetorin Rozë, spitali “Hygeia” fokusohet në ndërgjegjësim dhe përkrahjen e grave në luftën kundër kancerit të gjirit.

Mjekja senologe Edlira Rehovica, e vë theksin tek kontrollet rutinë.

Mjekja Edlira Rehovica: “Çdo 17 sekonda në botë diagnostikohet një grua me kancerin e gjirit, që do të thotë se është një patologji shumë e shpeshtë. Patjetër që sensibilizimi dhe rëndësia e kontrolleve rutinë është gjëja thelbësore dhe më e rëndësishme në gjithë këtë muaj”.  

Në mbështetje të grave dhe vajzave, spitali “Hygeia” ofron shërbimet e kontrolleve të gjirit, si EKO dhe MAMOGRAFI, me çmime të reduktuara deri në 70%.

Mjekja Edlira Rehovica: “Spitali “Hygeia” është e vetmja qendër në vend, e cila ofron një shërbim 360 gradë për të gjitha patologjitë e gjirit. Që do të thotë duke filluar nga diagnostifikimi me Ekografi, mamografi dhe rezonancën e gjirit me kontrast, tek biopsitë, me të gjithë llojet e kirurgjive që ofrojmë, nga kirurgjitë konservatore tek ato radikale, tek biopsitë intra-operatore, patjetër edhe tek shërbimi i kimioterapisë”.

Gratë këshillohen të kontrollojnë edhe vetë trupin e tyre.

Mjekja Edlira Rehovica: “Nëse një grua arrin të vlerësojë vetë gjirin e saj me kjo është gjysma e punës. Që do të thotë prekja e gjirit një herë në muaj është e domosdoshme dhe procedurë që duhet ta bëjë çdo femër”.

Spitali “Hygeia” ofron shërbime kontrolli dhe kujdes mjekësor për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjen e kancerit të gjirit në të gjitha fazat e tij, jo vetëm gjatë muajit tetor.