VIDEO/ Bo*mba amerikane e Luftës së Dytë Botërore shpërthen në aeroport në Japoni

Një bombë amerikane e Luftës së Dytë Botërore, e varrosur në aeroportin Miyazaki në Japoninë jugperëndimore, shpërtheu të mërkurën, duke krijuar një krater të madh dhe duke shkaktuar anulimin e më shumë se 80 fluturimeve.

Nga shpërthimi, siç raporton CNN, nuk ka pasur të lënduar. Përveç kësaj, zyrtarët e ministrisë së transportit thanë se nuk kishte asnjë avion aty pranë kur bomba shpërtheu.

Videot e transmetuara në televizionin japonez treguan një krater në rrugë lidhëse,  që thuhet se është rreth 7 metra në diametër dhe 1 metër i thellë.

Vihet re se qindra bomba të pashpërthyera nga lufta mbeten të varrosura në Japoni.