'Pulsi' i raketave balistike/ Çika: Irani ka mbështetur organizata që janë kundërshtare të Izraelit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika në një intervistë në Ora News u shpreh se Irani ka mbështetur organizata që janë kundërshtare të Izraelit.

Çika: Irani duhet thënë që është shteti që ka iniciuar ose ka mbështetur apo edhe ka shtyrë organizatat të pozicionuara në rajon dhe brenda shteteve të tjera, të cilat janë kundërshtare të Izraelit dhe të ekzistencës territoriale të vetë Izraelit.

E gjithë situata ka një pikënisje, pra një gur themeli që është sulmi i Hamasit thuajse një vit më parë në Izrael dhe kundërpërgjigja e Izraelit në rripin e Gazës kundrejt Hamasit edhe në këtë rast kundrejt një organizate dhe jo kundrejt një entiteti shtetëror.

Akoma më tej kemi edhe përplasjen e cila ka ardhur më pas me Hezbollahun e cila ka qenë në mbështetje që në momentin e parë kundrejt Hamasit.

Rrjedhimisht dhe kronologjikisht me nisjen e konfliktit rishtazi kemi edhe nisjen e konfilktit me Hezbollahun që gjithashtu është një organizatë politiko ushtarake por me një ndryshim nga ajo e Hamasit.