Bytyçi: Ka rrezik për përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme, mund të zbehet vëmendja ndaj Ukrainës
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 2 Tetor 2024, 18:15
Seb Bytyçi, njohës i politikës ndërkombëtare në një intervistë në Ora News u shpreh se ka rrezik për përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme.
Bytyçi: Unë mendoj se ka rrezik për përshkallëzim për shkak se në rastin e Libanit vetëm sa ka përshkallëzuar situata.
Bëhet fjalë për sulme që kishin vërtet qëllim që të shkaktonin dëme.
Gjithashtu bëhet fjalë për një situatë ku Irani dhe aleatët e tij kanë pësuar humbje të mëdha, sidomos javëve të fundit në Liban.
Mendoj që mund të zbehet vëmendja ndaj luftës në Ukrainë nëse përshkallëzohet më tutje lufta në Lindjen e Mesme.
Mendoj se Rusisë i konvenon që të zhvendoset vëmendja nga Ukraina.
