Shënjestrohet ndërtesa pranë parlamentit/ Izraeli godet zemrën e Bejrutit, 6 të vdekur dhe disa të plagosur

Izraeli bombardoi Bejrutin qendror herët të enjten, duke vrarë të paktën gjashtë persona. Konkretisht Izraeli tha se kreu një sulm ajror të saktë në Bejrut. Siç raportohet Izraeli kishte në shënjestër një ndërtesë në lagjen qendrore të Bachoura pranë parlamentit, sulmi më i afërt i një sulmi izraelit në qendër të kryeqytetit të Libanit.

Ndërkohë zyrtarët shëndetësor libanz thanë se të paktën gjashtë persona u vranë dhe shtatë u plagosën. Tre raketa goditën gjithashtu periferinë jugore të Dahiyeh, ku lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallah u vra javën e kaluar dhe u dëgjuan shpërthime të forta.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u bënë thirrje banorëve të fshatrave libaneze që kanë evakuuar shtëpitë e tyre të mos kthehen deri në një njoftim të dytë.

"Bastisjet e IDF-së po vazhdojnë," tha zëdhënësi Avichay Adraee në X të enjten.

Grupi militant Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani tha se nisi sulme me dronë në kryeqytetin financiar të Izraelit, Tel Aviv.

“Operacioni i arriti qëllimet e tij me sukses me mbërritjen e dronëve pa u zbuluar apo rrëzuar nga armiku”, tha Yahya Saree, zëdhënësi ushtarak i grupit.