Lista e Argjentinës për Venezuelën dhe Bolivinë, grumbullohet Messi

Këtë të mërkurë, Argjentina publikoi listën e futbollistëve që do të grumbullohen për takimet me Venezuelën dhe Bolivinë, në kuadër kualifikuese të të Kupës së Botës 2026.

Otamendi, kapiteni i Benficas është pjesë e opsioneve të Lionel Scalonit, ashtu si edhe Lionel Messi, i cili është rikthyer në listën e “bardhekaltërve”.

Surpriza e madhe është thirrja e Nico Paz, i cili debuton në ekipin A të Argjentinës.

Mesfushori 20-vjeçar ka asistuar dy herë në pesë ndeshje për skuadrën italiane Como, të drejtuar nga Cesc Fàbregas.

Mungon Emiliano Martinez. Portieri u pezullua nga FIFA për dy ndeshje për shkak të “sjelljes ofenduese” të lojtarit.