VIDEO/ E pëson Juventusi, VAR-i i anulon gol Aston Villas, Liverpooli në avantazh ndaj Bolognas
Të tjera sfida emocionuese ofron këtë mbrëmje (21:00) e Champions League, e cila përmbyll raundin e dytë të ndeshjeve.
Bayerni i Mynihut, i cili në raundin e parë shpërtheu me nëntë gola ndaj Dinamos së Zagrebit, këtë herë luan jashtë fushës me Aston Villan. Është pa dyshim një nga takimet me të nxehta të mbrëmjes, që premton spektakël.
Aston Villa - Bayern Munich 0-0
22' - Një pasiguri në mbrojtje për pak i kushton shtrenjtë Bayernit. Në minutën e 22-të, Pau Torres e dërgon topin në rrjetë, por sistemi VAR e anulon golin për pozicion jashtë loje.
RB Leipzig - Juventus 1-0 (Golat)
Një ndeshje me shumë rivalitet do të luhet edhe mes Leipzigut dhe Juventusit, me “Zonjën e Vjetër” që synon suksesin e dytë radhazi pas tri pikëve të marra përballë PSV-së.
Lille, skuadër ku luan Edon Zhegrova, pret Realin e Madridit me objektivin e madh për t’u marrë pikë kampionëve të Europës.
Liverpooli, pasi mposhti Milanin në “San Siro”, do të ketë përballë një tjetër skuadër italiane. Bologna ka udhëtuar drejt Anglisë me synimin për të bërë surprizën e madhe në këtë mbrëmje.
Luhen gjithashtu Benfica - Atl. Madrid,
D. Zagreb – Monaco dhe Sturm Graz - Club Brugge KV, duke kompletuar kështu raundin e dytë të ndeshjeve.
Ndeshjet:
Liverpool - Bologna 1-0 (Golat)
Benfica - Atl. Madrid 1-0 (Golat)
Sturm Graz - Club Brugge KV 0-1 (Golat)
D. Zagreb - Monaco 0-0


