Hazard tregohet i sinqertë: Salah shumë më i fortë se unë, kur e pashë te Basel…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2024, 21:45
Kush ishte më i forti mes ish-lavdisë së Chelseat, Eden Hazard, dhe yllit të Liverpool, Mohamed Salah (32 vjeç, 8 ndeshje dhe 5 gola në të gjitha garat këtë sezon deri sonte) Ish-anësori belg – pjese edhe e Real Madrid ne fundin e karrieres – donte t’i jepte fund debatit me nje fjali.
“Më i miri mes meje dhe Salah? Ai, deri tani! Edhe kur ishte te Basel, ai tashmë ishte shumë i zoti. I thamë vetes: ‘wow, duhet ta blejmë atë’. Pastaj, e dini, në futboll ka ulje-ngritje, por çfarë bëri më pas me Liverpool-in… Uau!”, ka deklaruar për Sport Bible ish-lojtari, i cili ka luajtur edhe për Lille dhe Real Madrid.
