Adejemi, feston shqip 3-golëshin në Champions League...
Karim Adejemi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në fitoren e Dortmundit përballë Sëlltikut. 7-1 fitoi klubi gjerman në Champions League dhe 3 gola u shënuan pikërisht prej Adejemit.
Pas fitores ai fitoi dhe çmimin “Lojtari i ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të mori edhe topin e ndeshjes, për shkak të tripletës së shënuar.
Nuk mund të mungonte më pas një foto me topin e marrë. “Flm o bir”, shkruan në shqip Adejemi në postimin e tij, ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.
Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtares Loredana.
Karim Adeyemi w tym sezonie biorąc pod uwagę wszystkie rozgrywki:
— Oskar Sikorski (@OskarSikorskii) October 2, 2024
10 goli ⚽
3 asysty ????️
Naprawdę w nowym sezonie dostaliśmy odmienionego Karima. Nic tylko trzymać kciuki żeby to się utrzymało pic.twitter.com/RgYBcCFtvP
