IA DEL SËRISH/ Kryeministri kanadez triumfon dhe në mocionin e dytë të mosbesimit
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau është besuar me votë në parlament, për herë të dytë brenda dy javësh. Konservatorët paraqitën mocionin e dytë të mosbesimit, i cili u rrëzua me 207 vota kundër, dhe vetëm 121 pro.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau i shpëtoi mocionit të dytë të mosbesimit në parlament, brenda dy javëve.
Mocioni i paraqitur nga konservatorët e opozitës kishte për qëllim rrëzimin e qeverisë së pakicës liberale dhe nxitjen e zgjedhjeve federale.
Por dështoi pasi udhëheqësi konservator Pierre Poilievre edhe njëherë nuk arriti të siguronte mbështetjen e partive të tjera politike në parlament.
Nga 338 vota që i nevojiteshin për të kaluar, 121 deputetë votuan pro dhe 207 të tjerë kundër.
Ky mocion akuzoi qeverinë për dështimin e kanadezëve në strehimin e përballueshëm, koston e jetesës dhe krimin, çështje kyçe që konservatorët kanë përdorur për të goditur liberalët për muaj të tërë.
Poilievre e paraqiti këtë mocion të dytë mosbesimi vetëm një ditë pasi dështoi i pari.
Në një deklaratë pas votimit, ai fajësoi Partinë e Re Demokratike Bllokun e Quebécois KEBEKOS për dështimin, duke thënë se i pari kishte shitur kanadezët që punojnë ndërsa i dyti po zhgënjen banorët e KEBEKUT
Disa mocione të tjera mosbesimi pritet të paraqiten në javët e ardhshme, duke përfshirë një tretë që është paraqitur nga konservatorët.
Justin Trudeau ka qenë kryeministër i Kanadasë për 9 vjet dhe është përballur me presion në rritje për të dhënë dorëheqjen.
Konservatorët kanë udhëhequr liberalët me një diferencë të madhe në sondazhet e opinionit për muaj të tërë.
Dhe Partia e tij Liberale humbi dy zgjedhje të tjera të njëpasnjëshme këtë verë në Toronto dhe Montreal, të dyja në bastionet e mbajtura më parë nga partia për vite me rradhë.
Një koalicion midis partisë Liberale dhe Partisë së Re Demokratike e ndihmoi të qëndronte në pushtet që nga zgjedhjet e fundit federale të Kanadasë në 2021, por marrëveshja mes tyre u prish muajin e kaluar


