Ukraina “humbet” një qytet/ Flamuri rus ngrihet në Vuhledar, Kievi tërheq forcat. Situatë problematike edhe në Donetsk
Ukraina ka humbur kontrollin e një tjetër qyteti në rajonet lindor në vijim të luftës me forcat ruse. Beteja mes dy ushtrive vijon në disa rajone të tjera
Ushtria ruse ka depërtuar në një qytet lindor të Ukrainës nga ku kanë ngritur edhe flamuj rusë si shenjë e marrjes së kontrollit të tij.
Ndërkohë, ushtarët e Ukrainës kanë hasur vështirësi në evakuimin e tyre duke u larguar në këmbë nga kufiri, teksa shumë prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Trupat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Vuhledar, të cilin forcat ukrainase e kanë mbrojtur që nga fillimi i pushtimit të plotë të Moskës dy vjet e gjysmë më parë, sipas raportimeve
Avantazhi i madh i Moskës në armë dhe trupa u mundësoi atyre të thyejnë linjat e mbrojtjes ukrainase dhe t'i afrohen qytetit.
Komanda ushtarake e Ukrainës konfirmoi se u kishte thënë trupave që ende luftonin në pjesë të RAJONIT që të tërhiqen.
Ushtarëve ukrainas i është dashur të gjejnë rrugën e tyre për të dalë nga zona në këmbë pasi ishte e pamundur të evakuoheshin ndryshe, sipas raportimeve
Shumë u plagosën dhe u vranë nga dronët dhe artileria ruse ndërsa përpiqeshin të largoheshin.
Ndërkohë këtë të mërkurë ushtarët rusë ngritën flamujt në çatitë e ndërtesave të ndryshme në Vuhledar.
Për më shumë se dy vjet Rusia është përpjekur të marrë këtë qytet në mënyrë që të përparojë më tej në veri dhe të arrijë qendrat rajonale të transportit si Kurakhove dhe Pokrovsk.
Situata paraqitet e vështirë edhe në zona të tjera.
Autoritetet rajonale të Donetsk konfirmuan të martën se trupat ruse kishin arritur në qendër të qytetit.
Moska ka ndërmarrë sulme të shumta për të pushtuar qytetin që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022, por të gjitha kanë dështuar deri më tani.
Në vend të nisjes së sulmeve frontale, ushtria ruse kohët e fundit kaloi në një tjetër taktikë duke përparuar përgjatë krahëve për të rrethuar objektivin.


