Filmi shqiptar me fitore në Vjenë, Naqi: Kemi xhiruar për 5 ditë, eksperiencë shumë e bukur
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 18:46
Producenti dhe skenaristi, Aurel Naqi në një intervistë në Ora News u shpreh se për filmin ‘’Red Rose Aroma’’ është xhiruar për 5 ditë dhe se ishte eksperiencë shumë e bukur.
Naqi: Më vjen mirë që filmi është vlerësuar.
Më vjen mirë që filmi me ato pak mundësi që kemi, filmi shqiptar është përkrah produksioneve të fuqishme në festivalet ndërkombëtare dhe ky fakt më gëzon.
Përveç avantazhit që kanë në anën financiare, kanë edhe gjuhën.
Kuptohet që filmat amerikan dhe angleze e kanë më të thjeshtë për t’ju afruar tregut sesa prodhimeve që vijnë nga Ballkani.
Përsa I përket realizimit dhe fitores mendoj sepse është subjekti.
Është një subjekt që I përfshin të gjithë.
