Deputetja e LVV, Kryeziu: Presim një fitore më të madhe se ajo para 4 vitesh, në sondazhe kryesojmë ndaj partive të tjera

Deputetja e LVV në Kosovë, Arbëreshë Kryeziu në një intervistë në Ora News u shpreh se LVV pret një fitore edhe më të madhe se ajo e para 4 viteve.

Kryeziu: Besoj se si qeveri nëpërmjet punëve të mira që janë bërë në vazhdimësi nga dikastere të ndryshme të ministrive përkatëse kemi dëshmuar se jemi të gatshëm ti përmbushim zotimet tona.

Prandaj mendoj se LVV ka qenë gjithmonë e gatshme për një palë zgjedhje te reja dhe është jashtëzakonisht mirë fakti që për herë të parë në Kosovë po mbahet një mandat i plotë qeverisës dhe një mandat i plotë në Kuvend për 4 vite radhazi sepse zakonisht kemi shkuar qoftë pas një viti, qoftë pas dy vitesh maksimum në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në fakt unë pres që të kemi edhe një fitore më të madhe se sa ajo e para 4 viteve.

Në sondazhet e bëra së fundmi, vazhdimisht LVV kryeson dukshëm dhe me një diferencë të madhe me partitë e tjera.