“Taktika kriminalistike” nga Mitrovica/ Ekspertët Arben Dashevci dhe Besnik Xhaka do të botojnë "studimin" e marrjes në pyetje

Ekspertët e sigurisë nga Mitrovica, Arben Dashevci së bashku me Besnik Xhakën do të botojnë librin me titull “Taktika kriminalistike”, shkruan Mitropol.

Libri “Taktika kriminalistike” bën fjalë për taktikat e marrjes në pyetje.

Dashevci ka përfunduar dy programe “Master”, një në Integrime Evropiane dhe tjetri në Drejtësi Penale.

“Taktika kriminalistike” nga Mitrovica/ Ekspertët Arben
Arben Dashevci

Ai ka marrë disa çertifikime nga organizata ndërkombëtare dhe institucione të BE-së, për angazhimin e tij në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

Ndërkaq Xhaka ka përfunduar “Masterin” në dy drejtime: Shkencat e Sigurisë dhe Juridiko - Penale.

“Taktika kriminalistike” nga Mitrovica/ Ekspertët Arben
Besnik Xhaka

Besnik Xhakën e bën të veçantë angazhimi i tij i pandërprerë në kërkimin shkencor në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.

Dashevci mes tjerash është prej kontribut-dhënësve të njohur në fushën e sigurisë edhe përmes paraqitjeve mediale.

“Taktika kriminalistike” nga Mitrovica/ Ekspertët Arben
Kopertina e librit: “Taktika kriminalistike”

Përndryshe “Taktika kriminalistike”, është botimi i dytë i Dashevcit në aspektin e kriminalistikës dhe çështjes së sigurisë.