Mulolli: Kosova ka përfituar nga CEFTA ndonëse ka qenë në disavantazh për shkak të ekonomisë më të dobët
Konsulenti politik, Fitim Mulolli në një intervistë në Ora News u shpreh se Kosova ka përfituar nga CEFTA ndonëse ka qenë në disavantazh për shkak të ekonomisë më të dobët.
Mulolli: CEFTA ka qenë një prej iniciativave rajone që është synuar që ta bëjë një harmonizim, një unifikim të tregut në Ballkan për shkak të ndasive që kanë ekzistuar prej luftërave që i kemi pasur, prandaj ka qenë një progres i madh, është lavdëruar jashtëzakonisht shumë nga të gjitha shtetet evropiane dhe SHBA, mirëpo tani kjo ngecje e Kosovës mund të ketë pasoja të mëdha.
Kosova ka përfituar nga CEFTA, ndonëse ka qenë në disavantazh për shkak të një ekonomie më të dobët, mirëpo gjithsesi ka pasur qarkullim më të lirë të mallrave dhe të shërbimeve dhe ka pasur elemente pozitive përfituese nga BE në këtë drejtim.
Tani si CEFTA si proceset e tjera siç është procesi i Berlinit ku mund të kemi zvarritje tani dhe Kosova të mbetet jashtë, janë prapë disa sinjale negative të cilat nuk i bëjnë mirë Kosovës dhe nuk I bëjnë mirë as rajonit.
Në veçanti sa i përket CEFTËS, kemi pasur interesim të veçantë nga qeveria gjermane dhe para rreth 2 javëve ishte edhe emisari special i qeverisë gjermane për të tentuar që ta bindë Kurtin që të pranojë eliminimin e disa barrierave në mënyrë që të ecet para, mirëpo ishte një vizitë e pasukseshme.
