Heq dorë nga Zvicra, portieri shqiptar zgjedh të përfaqësojë Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 18:36
Amir Saipi ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës.
Portieri shqiptar është aktualisht pjesë e Luganos në Superligën zviceriane, ndërsa duhet thënë se është titullar i padiskutueshëm.
Lajmin e bëjnë të ditur mediet zviceriane.
Kujtojmë se Saipi është 24-vjeç dhe më parë ka përfaqësuar Zvicrën U-21.
Atij i mungoi ftesa nga ekipi i parë dhe për këtë duket se ka hequr dorë.
Kosova luan ndeshjet e radhës në tetor për Ligën e Kombeve dhe pikërisht aty mund të vijë debutimi./PANORAMASPORT
