NIS REVOLTA/ Opozita u vë flakën karrigeve të Kuvendit, Bardhi: Rama dogji parlamentin, do na ketë përballë!

Duket se nuk ka më paqe mes mazhorancës dhe opozitës.

Pasi u përplasën me Gardën në Kuvend dhe morën karriget duke i nxjerrë jashtë, deputetët opozitarë kanë vendosur që tu vënë flakën aty.

Flaka është vendosur në shenjë proteste për dënimin me një vit burg të Ervin Salinajit.

Gazment Bardhi: Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne jemi këtu për të thënë se jemi për interes publik. Jo, ne nuk kemi djegur mandatet. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment.