Nis “lufta” në Kuvend/ Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, përplasen me Gardën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 17:04
Janë rikthyer në kuvendin e Shqipërisë skenat e bllokimit të foltores nga ana e deputetëve të opozitës.
Foltorja është bllokuar në kuadër të aksionit opozitar të asaj që ka thënë opozita për dënimin me një vit burg të Ervin Salianjit.
Opozita ka deklaruar më herët se do të shkëpusë nga ai moment çdo marrëdhënie me mazhorancës në institucione.
