VIDEO/ Pak pasi fitoi pafajësinë, ish-kryebashkiaku i Pogradecit sërish në SPAK
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 12:04
Ish-kryetari i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, është thirrur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Pak ditë më parë Kapri fitoi pafajësi nga Apeli i Posaçëm
SPAK e akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milionë lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.
Me një vendim të GJKKO-së Kapri u lirua nga burgu.
SPAK kishte ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që i shpalli të pafajshëm, por trupa gjykuese Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), lanë në fuqi vendimin për pafajësi.

