Deputetët e opozitës i drejtohen seancës plenare, a pritet të ndodhë "luftë" në Kuvend?

Deputetët e opozitës i janë drejtuar seancës plenare, ndërsa ende nuk dihet se çfarë skenari do të ndjekin.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, deputetët e opozitës u zhvendosën nga selia blu drejt sallës së Parlamentit.

Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD nuk ka rrjedhur asnjë informacion, kjo me qëllim për të mos prishur planin që deputetët do të vendosin në zbatim.

Por më herët u raportua se ligjvënësit demokratë janë të një mendimi që të mos lejojnë zhvillimin normal të jetës parlamentare.