Vrasja e shefit të Hebzbollah shkakton protesta të dhunshme në Pakistan, demonstruesit qëllojnë me gurë oficerët e policisë

Policia pakistaneze është përleshur me protestuesit në një demonstratë për vdekjen e shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Protestuesit që gjuanin gurët u përleshën me policinë në qytetin e Karaçit, pasi këta të fundit i penguan që të arrinin te konsullata amerikane.

Demonstruesit mbanin në duar  pankarta të liderit të Hebollahut dhe brororisnin “Vdekje Amerikës!”. 7 oficerë policie mbetën të lënduar në kokë, pasi u qëlluan me gurë.

Protesta ku morën pjesë rreth 3000 njerëz u organizua nga partia fetare ‘shiite pro-iraniane Majlis Wahadetul Muslimeen’.