U kap brenda “shtëpisë së barit” me mbi 160 mijë paundë kanabis, përfundon në pranga i riu shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2024, 18:12
Një operacion antidrogë në Winsford ka zbuluar një plantacion kanabisi me një vlerë të përllogaritur prej 168,000 paundësh.
Sipas autoriteteve, në vendngjarje është gjetur një “plantacion i madh kanabisi”. Një zëdhënës i policisë, duke postuar në rrjetet sociale, tha:
“Energjia elektrike ishte vjedhur, duke rritur rrezikun për zjarr në këtë pronë gjysmë të ndarë, që mund të kishte pasur pasoja të rënda për banorët e shtëpisë përballë.”
Raportohet se në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, i identifikuar si Neim Hoxha, 27 vjeç.
I riu është akuzuar në lidhje me sasinë e drogës dhe është lënë në burg.