Zogjtë e pinguinëve i mbijetojnë ajsbergut kolosal në Antarktidë

Në maj, një ajsberg i madh u shkëput në Antarktidë dhe ndaloi pikërisht përballë pinguinëve. Muret e mëdha të ajsbergut mbyllën koloninë e Gjirit Halley nga deti.

Ky dukej se ishte fundi për qindra zogj pinguinësh të sapolindur, nënat e të cilëve, duke kërkuar ushqim, mund të mos kishin qenë më në gjendje t'i arrinin.

Disa javë më parë, ajsbergu u zhvendos përsëri.

Shkencëtarët kanë zbuluar tani se pinguinët kanë gjetur një mënyrë për të mbijetuar. Ata janë fotografuar nga "BBC News" në koloni.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se pinguinët mund të përballen me një sfidë tjetër potencialisht vdekjeprurëse në muajt e ardhshëm.