Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, eksperti tregon çfarë pritet të ndodhë mes Izraelit dhe Libanit

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në News24, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, ka analizuar tensionet e fundit mes Izraelit dhe Libanit, duke theksuar rolin e Hezbollahut në këtë situatë.

Mema shpjegoi se Hassan Nasrallah, lideri i Hezbollahut, i cili u vra së fundmi ishte një figurë kyçe që ndodhet në qendër të këtyre tensioneve. “Hezbollah është një forcë politike dhe ushtarake që kontrollon pjesën jugore të Libanit dhe është e integruar në qeverinë e vendit,” tha ai. Ai theksoi se kjo organizatë ka një strukturë të fuqishme paraushtarake, e cila komandon sektorë të rëndësishëm në atë zonë.

Ai parashikoi se tensionet do të përshkallëzohen më tej. “Gjatë këtij viti, kupola drejtuese e Hezbollahut është dobësuar ndjeshëm. Pasardhësi i menjëhershëm i Nasrallah u vra, si dhe disa komandantë të tjerë. Megjithatë, Hezbollah operon me celula dhe është ndërtuar në bazën e njësive të pavarura nga njëra-tjetra,” theksoi Mema.

“Mendoj se do të kemi një përshkallëzim të këtij konflikti. Gjatë këtij viti është eliminuar gjithë kupola drejtuese e Hezbollah. U vra pasardhësi i menjëhershëm i Nasrallah dhe u vranë sot komandantë të tjerë. Hezbollah është dobësuar, por kjo forcë ushtarake operon me celula dhe është e ndërtuar në bazë të njësive të pavarura nga njëra-tjetra”, u shpreh ai.