Shpërthim në komunën e Zveçanit, ngjarja pranë një pike karburanti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2024, 09:24
Rreth mesnatës në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit është regjistruar një shpërthim i fuqishëm.
Ngjarja është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, nuk ka të lënduar nga ky shpërthim, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi atë.
“Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në afërsi të karburantit dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, tha Elshani.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
