Zhvillimet në Kosovë, Kurti takon O’Brien e Lajçak në Nju-Jork

Kryeministri Albin Kurti u takua sot në Nju-Jork me ndihmëssekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit James O’Brien dhe emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, dialogun dhe bashkëpunimin rajonal para samitit të Procesit të Berlinit.

Kurti theksoi se qeveria e Kosovës është e angazhuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.

Ai shprehu përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit të barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të marrëveshjes bazike dhe aneksin e saj që duhet të zbatohet e plotë.