ÇEDIM I DIPLOMACISË/ Abazi: Kurti e ka dëmtuar Kosovën në hapësirën diplomatike. Kjo u pa me izolimin e tij në takime dytësore në SHBA

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi vizitat zyrtare më të fundit të delegacioneve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për Abazin kjo ndasi vjen si pasojë e një diplomacie të mekur nga ana e qeverisë “Kurti”, duke përfunduar në disa takime margjinale, jo se janë kret të parëndësishme.

“Mendoj se kishte një ndarje të qartë të takimeve të Presidentes Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti që do duhej të ndjehej atje i izoluar.

U pa që takimi sa i përket dialogut me Serbinë, dhe kjo që është fatkeqësi për Kosovën.

Dhe kjo është dhe ccështje e lotimit, ku ne si Kosovë e kemi lëshuar hapësirën e lobimit, duke angazhuar dy njerëz: Avni Mustafa, ish-udhëheqësi i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, i cili u mbyll si organizatë për faj të vetë Avniut.

E për çudi kjo qeveri ka angazhuar po të njëjtin njeri, i cili në raportin e tij si lobist, ka zero takime dhe zero impakt.

Në këtë kuptim, rezulton se z. Kurti qëllimisht nuk angazhon diasporën shqiptare atje. Ambasadori ynë në Uashington është i shkëlqyeshëm, por është lënë pa asnjë mundësi veprimi dhe ka rezultuar që të mos kemi dhe takime të rëndëisshme atje.

Dhe të mos flasim pastaj për faktin se Administrata “Biden” është jashtëzakonisht e pakënaqur për mënyrën se si kanë devijuar raportet e Kosovës me SHBA-në në këto vitet e fundit, gjë që ka rezultuar deri tek izolimi i z. Kurti”, theksoi ndër të tjera deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETIN KOSOVAR HAKI ABAZI