Deputetët e PD-së përfundojnë mbledhjen dhe shpallin LIVE vendimin, Bardhi: Kolegu Salianji ka vendosur të bëjë sakrificë
Deputetët e PD-së përfundojnë mbledhjen dhe shpallin LIVE vendimin se ata kanë pranuar vendimin e Salianjit pëe t'u dorëzuar vetë në polici dhe për të bërë burg.
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi u shpreh se në mbledhje iu kërkua Salianjit të mos e zbatojë vendimin politik.
Gazment Bardhi: Në përfundim të mbledhjes ë GP të PD, duet ë ndaj me ju qëndrimin e Grupit Parlamentar lidhur me vendimin e djeshëm politik të urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama në seancën plenare të datës 12 shtator 2024 dhe të shkruar dhe të shpallur ditën e djeshme nga një trupë gjyqësore e Gjykatës ë Apelit të juridiksionit të përgjithshëm.
Për ne vendimi i djeshëm gjyqësor nuk është as më shumë as me pak por një akt i mirëfilltë politik, hakmarrje e grupeve kriminale ndaj një deputeti të opozitës që ka patur guximin ti drejtojë gishtin lidhjeve të krimit të organizuar mes pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës.
Ervin Salinaji është dënuar nga Gjykata, sepse i vëllai i ministrit të brendshëm të Edi Ramës Geront Xhafa që shëtiste i lirë edhe pse ishte i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për trafik ndërkombëtar narkotikësh shkoi në burg.
Dhe hakmarrja politike e kthyer në vendime gjykatash i jep me së shumti dhe me së miri atë që ne e kemi thënë prej kohësh. Që tashmë në Shqipëri edhe pse ne jemi një vend anëtar i NATO-s, edhe pse jemi vend kandidat për në BE nuk ka shtete ligjor, nuk ka demokraci...
Sakaq mësohet se deputeti i PD, Ervin Salianji do të paraqitet këtë pasdite pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Salianji do të shkojë në ambientet e Policisë në orë 16:45.
Nga ana tjetër, mbështetësit e PD kanë njoftuar organizimin e një proteste para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.



