Deputetët demokratë propozojnë ngujim në selinë e PD-së: Salianji të mos dorëzohet
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 27 Shtator 2024, 14:03
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka propozuar deputetëve që të ngujohen në seli 24 orë pa ndërprerje dhe pa afat.
Raportohet se ‘grupi parlamentar i kërkon Salianjit që të mos dorëzohet dhe të mos zbatojë vendimin politik të Edi Ramës’.
Bardhi propozon Grupit: Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar ti kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës.
Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike.
