E nis titullar, Nedim Bajrami debuton me Rangers në Europa League

Rangers do të luajë këtë pasdite në transertë përballë Malmo, e vlefshme për fazën e grupit të Europa League.

Sfida që do të zhvillohet në “Eleda Stadion” në Suedi, do të startojë në orën 18:45.

Tashmë dy “timonierët” kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë, me trajnerin e Rangers që i ka besuar Nedim Bajramit fanellën e titullarit.

E nis titullar, Nedim Bajrami debuton me Rangers në Europa League